Turqia suspendon 12.000 oficerë të policisë

PUBLIKUAR

Autoritetet turke kanë suspenduar nga detyra 12 mijë e 801 oficerë të policisë për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar më 15 korrik.

 

Ky vendim vjen pas nisjes së një hetimi ndaj forcës policore nga ana e ministrisë së Brendshme turke, raporton transmetuesi turk CNN, përcjell Express.

Ndërkohë, dje Qeveria turke e zgjati gjendjen emergjente dhe për tre muaj të tjerë.

Nga numri i përgjithshëm i oficerëve të suspenduar në gjithë vendin, dy mijë e 523 janë shefa të policisë.

Në total, forca policore turke numëron 250 mijë veta./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...