Hajnuni: Qytetarët tash më e kanë të qartë ndryshimin pozitiv që ka ndodhë në këto vite mandat kur LDK-ja udhëheqë me pushtetin

PUBLIKUAR

Në një intervistë që kishte dhënë Vlora Limani Hajnuni, Kryesuese e Kuvendit Komunal në Lipjan kishte thënë se kjo strukture udhëheqëse ka bërë që Lipjani në këto vite mandat, të jetë në pozitat e para në nivel Kosove sa i përket menaxhimit financiar, transmeton LipjaniNews.com.

“Nuk do e paragjykoj verdiktin e qytetarit sepse pavarësisht parashikimeve tona ata janë që vendosin kush duhet të qeverisë me paranë e tyre dhe kush duhet të zhvilloj politikat e Komunës që detyrimisht do të ndikojnë në jetën e tyre”, ka thnënë Hajuni.

“Si do që të jetë mendoj që LDK për këto vite mandat është treguar për karakterin e saj të fortë në kuptim të realizimit të politikave të mirëfillta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarit lipjanas dhe menaxhimin e parasë publike dhe pronës publike në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do kthehem dhe të flas për të kaluarën megjithatë në kuptim të krahasimit të pushteteve unë besoj që qytetarët tash më e kanë të qartë ndryshimin pozitiv që ka ndodhe në këto vite mandat kur LDK-ja udhëheqë me pushtetin. Nuk them që gjithçka ka qene korrekte dhe pa asnjë gabim, megjithatë duhet të kemi parasysh që kjo strukture udhëheqëse ka bërë që Lipjani në këto vite mandat, të jetë në pozitat e para në nivel Kosove sa i përket menaxhimit financiar, shërbimeve publike dhe demokracisë lokale”, pohon ajo.

Hajnuni më tej thotë se kjo strukturë qeverisëse ka ndikuar që në Lipjan të ketë investime infrastrukturore jo vetëm nga niveli qendrorë-ministritë përkatëse por edhe nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare e që rrjedhimisht ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.

“Kështu që unë nuk do paragjykoj por jam thellësisht e bindur që lipjanasit tani më nuk do lejojnë të vije në krye të Komunës një pushtet i cili do te lejoj të bie standardi që tash më është vendosur nga ky pushet i udhëhequr nga LDK”, është shprehuar ajo./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...