Gjuriq përbuz ndalesën: Të dielën jam në Kosovë, po i hetojmë Enver Hoxhajn dhe Edita Tahirin për shkelje të ligjeve të Serbisë

PUBLIKUAR

I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka ndërmend të ndalet. Duke u përgjigjur në pyetjen pse i është ndaluar vizita në Kosovë, ai shtë përgjigjur me kundërpyetje: “Vallë mendoni se ndokush mund të ma ndalojë që të jem me popullin tim në Kosovë?. Të dielën do ta vizitoj popullin tonë në Kosovë. Do të jem në veri të Kosovës”.

Gjuriq ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë publike të Serbisë për arsye të – siç ka thënë – “përpjekjeve të disa përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme në Kosovë që ta pengojnë lirinë e lëvizjes me ç’gjë i thyejnë ligjet e Serbisë”.

“Ka indikacione që Enver Hoxhaj, Edita Tahiri dhe disa persona tjerë nga Prishtina janë përfshirë në tentim të pengimit të lëvizjes së lirë të zyrtarëve dhe qytetarëve të Serbisë.. Jam i sigurt që organet tona shtetërore do të ndërmarrin masa për këtë gjë”.

Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javë. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...