Beqë Ukshini, vëllai i Sami Ukshinit – Komandant Sokolit që po gjykohet për ngjarjet e Kumanovës, ka dërguar një porosi përmes së cilës ka uruar vëllain Xhaferin, për lindjen e djalit Spartanit, shkruan “Gazeta Lajm”.
“Edhe pse mendjen e kemi të gjithë ke Samiu, lindja e Spartanit e gëzoi fuqishëm Familjen Tonë. Jam i sigurt se e gëzoi shumë edhe vëllain tonë Sokol, prapa grilave të armikut të ligë. Një pendë më shumë, një mendje më shumë, një përpjekje e kurajo më shumë, e besa edhe një ushtar më shumë që kurdoherë do ta vazhdojë rrugën që i trasuan të Parët e Tij.
Urime lindja e djalit vëlla Xhafer! U bëftë i urtë si Naimi, trim si Gjergj Kastrioti, shëndet, jetë të gjate me faqe të bardhë!”, ka shkruar Beqë Ukshini nga Nju-Jorku, ku jeton.



