“Ibra, po aq i mirë sa Messi e CR7”

PUBLIKUAR

ldquo-ibra-po-aq-i-mir-euml-sa-messi-e-cr7-rdquo_hd

Ish-mesfushori holandez, Andy van der Meyde, beson se Zlatan Ibrahimovic është njëri nga futbollistët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Van der Meyde ka luajtur krahas sulmuesit të PSG-së te Ajaxi (gjatë viteve 2001-2003) dhe ai ka fjalë të mëdha për suedezin.

“Ibrahimovic është njëri nga futbollistët më të mirë në botë me Messin dhe Ronaldon”.

“Ai është aq i gjatë dhe i fortë. Ai mund të jetë një figurë e frikshme. Për më shumë, ka teknikë mahnitëse për dikë me një trup të madh si ai”.

“(Ibra) është nga ata lojtarë që dëshiron të fitojë me çdo kusht. Është arrogant, por i tillë është”.

“Ka një lloj pozitiv të arrogancës, nëse më pyesni mua. Ai është vërtet i madh”, ka deklaruar Van der Meyde për Goal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...