Kosovën e pret kolaps financiar më 2015

PUBLIKUAR

graf2

Ngërçi politik është pengesë e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Nëse kjo situatë vazhdon edhe më tutje, do të ketë telashe të mëdha buxhetore. Mos konstituimi i Kuvendit do të shkaktojë probleme në ekzekutimin e pagesave për vitin 2015.

Njohës të çështjeve ekonomike janë të shqetësuar për këtë situatë, duke thënë se në rast se nuk miratohet buxheti i vitit 2015, do të ketë probleme të mëdha në realizimin e projekteve kapitale.

Sa i përket ekzekutimit të buxhetit, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, nuk mund të paraqiten probleme, sepse baza ligjore ua mundëson që edhe pa rishikim të buxhetit të kryhen rregullimet e domosdoshme buxhetore.

“Ministria e Financave është duke punuar që të miratohet buxheti sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, mirëpo nëse nuk konstituohen institucionet, atëherë sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, do të shfrytëzohet neni 24 i LMFPP-së që merr për bazë vitin aktual dhe që siguron një ndarje buxhetore që është e barabartë me 8,33% (e vitit 2014)”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

Sipas tyre, me Kornizën Buxhetore për vitin 2015 është paraparë që buxheti të jetë 1,678 miliardë euro. /Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...