PDK dhe AKR fillojnë përgatitjet për zgjedhje?!

PUBLIKUAR

foto (3)

Partia e Hashim Thaçit dhe ajo e Behgjet Pacollit kanë arritur marrëveshje kornizë për partneritet.

Merret vesh se lideri i PDK-së dhe ai i AKR-së janë pajtuar që partneritetin e tyre ta fuqizojnë edhe më shumë dhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mund të mbahen për të tejkaluar ngërçin politik, të shkojnë së bashku.

”Duke e parë pozicionimin e partive tjera në një bllok, si dhe afërsinë programore të dy partive të cilat edhe kanë bashkëqeverisur në mandatin e kaluar, është arritur në përfundim që të kurorëzohet në parim kjo marrëveshje”, kanë thënë burimet.

Tutje thuhet se grupet punuese të dy partive janë duke i harmonizuar programet në mënyrë që të dalin me strategji të përbashkët elektorale.

Ndërkaq, Indeksonline ka siguruar fotografi që kanë rrjedhur nga përgatitja e partneritetit ndërmjet PDK-së dhe AKR-së.

Këto fotografi që i ngjajnë posterëve për fushatë elektorale, paraqesin kreun e PDK-së, Hashim Thaçi dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Misioni për Punë” është motoja e këtij posteri që është gërshetuar me motot që këto dy parti i kishin në zgjedhjet e kaluara të 8 qershorit. PDK-ja hyri në ato zgjedhje me “Misionin e Ri”, kurse AKR-ja me “Na kryejmë punë”. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...