Blero në përfundim të projektit të ri, ja detajet

PUBLIKUAR

blero-470x261
Këngëtari shqiptar, i njohur për muzikën Pop dhe RnB, është në përfundim të projektit të tij veror, që do ta sjellë atë më në fund në një projekt solo pas një sërë bashkpunimesh.

Tashmë Blero dhe kompania që ai drejton, Elephant, kanë bërë gati projektin e ri të tij, i cili do të jetë solo.

Pas shumë dilemave, Telegrafi, që është sponsor i videoklipit të radhës nga Blero, mëson se ky i fundit ka vendosur më në fund për projektin e ri.

Kënga titullohet “Inati” dhe sjell ritme të reja, një freski në skenën e muzikës shqiptare. Këngën e ka punuar Nurteel në muzikë, kurse në tekst dhe melodi Blero, Soulkid dhe Nurteel. Videoklipin do ta punojë një top produksion ku do ketë skena hot.

Mbetet të shihet për çfarë bëhet fjalë, kuse edhe pak ditë na ndajnë nga projekti i ri i Bleros. Këngën e re të Bleros mund ta dëgjoni në Duplex club të shtunën, ku do ta performojë këngën “Inati”

SHIKO MË SHUMË

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...