Aeroportit dhe Burgut të Lipjanit u ndalet rryma

PUBLIKUAR

Për shkak të punimeve të Operatorit të Sistemit të Transmisionit në territorin e Kosovës (KOSTT), në orën 11:00 deri në orën 11:30 do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në Lipjan, Shtime dhe në fshatrat përreth, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe në Burgun e Lipjanit.

Punimet në fjalë do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë për informim të KEDS-it, ndërsa është paralajmëruar se sot dhe nesër gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbetet fshati Hajvali nga ora 9:00 deri në orën 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në orën 17:00.

Sipas njoftimit të KEDS-it, shkyçja në Hajvali bëhet për shkak të projektit “zhvendosja e pikave matëse”.

© KOHA.ne
t

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...