Presidenti Thaçi javën e ardhshme viziton zyrtarisht Tiranën, takohet me krerët e shtetit

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë.

Në Tiranë, të hënën dhe të martën, Thaçi pritet të takohet me krerët e shtetit, që nga homologu i tij Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, e deri te lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Velijaj, transmeton Telegrafi.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritero Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera nëpër monumente të ndryshme, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera.

Gjithashtu, presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe djemtë e kombëtares së Kosovës në Bushat, të cilët pas disa ditësh do të luajnë me kombëtaren kroate atje.

Vizita zyrtare e presidentit Thaçi në Shqipëri është konfirmuar edhe nga zyra për media e Presidencës, e cila ka thënë më vonë do të njoftojë më gjerësisht rreth kësaj vizite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...