Juve blindon Dybalan

PUBLIKUAR

Juventus thuhet se janë duke u përgatitur për të lidhur një kontratë të re me  Paulo Dybala prej pesë milionë eurove për sezon.

Sulmuesi argjentinas shënoi 19 gola dhe asistoi plotë nëntë herë në sezonin e fundit në Serie, pasi u bashkua me bardhezinjtë nga Palermo.

Me një gol dhe dy asistime deri më tani këtë sezon, ka pasur sugjerime se Barcelona janë duke treguar një interes në xhevahirin e Juves.

Sipas La Stampa, Juve janë të etur për të bllokuar shitjen e Dybalas dhe janë duke u përgatitur për t’i ofruar 22-vjeçarit një kontratë të re deri në vitin 2021.

Kjo do të përbënte një zgjatje prej një viti, dhe paga e Dybalas gjithashtu do të rritet nga tre milionë në pesë milionë në sezon, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të paguar në klub pas Gonzalo Higuain. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...