Liverpool mund ta fitojë titullin në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Ish-futbollisti i Manchester United, Paul Scholes ka thënë se Liverpool mund të fitojë titullin e Ligës Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp kanë arkëtuar 13 pikë deri tani në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, gjersa në krye të tabelës gjendet Manchester City me 18 sosh.

“Liverpool duket si një ekip i cili mund të fitojë Premier Ligën”, ka thënë anglezi për BT Sport, ku edhe punon si analist sportiv.

Vlen të theksohet se sfidën e radhës The Reds e kanë kundër Swanseas, e cila po përpiqet që të largohet prej pozitave të fundit të renditjes tabelore të ligës elitare angleze. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...