Atdhe Gashi dërgohet në Polici, merret në pyetje si i dyshuar për fondin e tre përqindëshit

PUBLIKUAR

Muaj më parë kishin filluar hetimet për ish-kryeministrin e Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshin. Fjala është për një hetim që përfshin edhe Atdhe Gashin.

Burime të Gazetës Express thonë se Atdhe Gashi për momentin është në Polici në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku edhe po merret në pyetje si i dyshuar për fondin e tre përqindëshit.

Bëhet e ditur se ditë me parë është marrë në pyetje edhe Bujar Bukoshi.

Muaj më parë ishte raportuar se Bujar Bukoshi bashkë me Atdhe Gashin janë nën hetim pasi besohet se kanë kryer vepër penale “shpëlarje e parave” dhe “shpërdorim” në kundërshtim me ligjet e Kosovës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...