Media serbe: Ja si po sillet Nehat Thaqi në burg në Serbi

PUBLIKUAR

Gazeta serbe “Kurir” sjell detaje të asaj se si është sjellja e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi, i cili u arrestua në mesnatën e parmbrëmshme në kufi me Serbinë.

 

“Thaqi nuk është i izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë për të”, shkruhet në një artikull të gjatë për arrestimin e Thaçit.

“Në qendrën e paraburgimit në Nish, siç kemi mësuar ne, Thaqi nuk është i izoluar nga të burgosurit tjerë”, thuhet në shkrimin e Kurir.

“Ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të të ketë trajtim të veçantë apo izolim, thonë burimet tona në këtë Gjykatë”, thuhet më tej në shkrimin e Kurir.

Thaqi u arrestua për “terrorizëm”, pasi që, mes tjerash, sipas aktakuzës së Gjykatës së Nishit, ka tentuar të dëbojë serbët nga Kosova, konkretisht Lipjani, në vitin 1999. /lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...