‘Dritarja’ e diplomacisë në Siri mund të mbyllet së shpejti, paralajmëron SHBA’ja

PUBLIKUAR

Dritarja e mundësisë për veprime diplomatike në Siri nuk është mbyllur ende, por mund të ndodhë së shpejti, tha zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

 

“Ne nuk po përpiqemi ta mbyllim atë derë, por ajo çfarë ne kemi nevojë tani është një gjest nga Rusia dhe nga regjimi në mënyrë që të shfaqë besueshmërinë në këtë proces”, tha Toner në lidhje me kushtet e negociatave të paqes në Siri në Gjenevë.

“Mund edhe të themi një ditë apo ore të saktë se kur do të mbyllet, por mendoj se do të ndodhë shumë shpejt”, shtoi zëdhënësi, transmeton atsh.

Forcat e qeverisë siriane po përgatiten për të nisur një ofensivë tokësore të paprecedentë kundër Alepos me mbështetjen e aviacionit rus, ushtrisë iraniane dhe Hezbollahut të Libanit.

Pjesa lindore e qytetit të dytë të Sirisë ka qenë nën bombardimet intensive ajrore që nga e premtja e kaluar, ku me qindra njerëz janë vrarë, duke përfshirë rreth 100 të mitur.

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...