Banorët e Banullës zotohen për përkrahje të AKR-së

PUBLIKUAR

Banorët e fshatit Banullë të komunës së Lipjanit kanë zgjedhur kryesinë e nëndegës së Alenacës Kosova e Re (AKR).

Me këtë rast ishte i pranishëm Islam Pacolli drejtor në kompanin Mabetex, Sabit Pacolli koordinator i AKR-së në degën e Lipjanit, Ibrahim Hyseni, njëri ndër themeluesit e këtij subjekti në Ferizaj, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt, dhe disa mysafir të tjerë nga qendra dhe degë të tjera. Me këtë rast Sabit Pcolli koordinator i AKR-së në Lipjan, pas një biografie të shkurtër për të arriturat si udhëheqës i një varg kompanive, ka prezantuar programin e AKR-së për një qeverisje dhe zhvillim të kësaj komune, transmeton LipjaniNews.com

Sipas Pacollit AKR-ja do të krijoj ekonomi stabile, zhillim të bizneseve, bujqësisë, arsimit, shëndetësisë kulturës, rinisë , sportit etj. “AKR-ja ka kapacitete për hapjen e vendeve të reja të punës derisa kemi synim hapjen e fabrikave të reja, andaj do të angazhohemi me ekspertët tanë që bashkërisht fuqishëm ta zhvillojmë ekonominë sepse deri tashti në Lipjan nuk ka ndodhur një gjë e tillë” bujqësinë në drejtime të ndryshme si: pemëtari, blegtori, bletari dhe ngritje të serrave sepse kështu konsiderojmë që do t’i hapim rreth 650 vende të reja të punës”, ka thënë midis të tjerash Pacolli.

Ndërkaq, Islam Pacolli drejtor i Mabetex-it ka thënë se fitorja e AKR-së në të ardhmen do të sjellë shumë të mira për Lipjanin por edhe për fshatin Banullë. Ai ka thënë se prioritet do ta kenë zhvillimin ekonomik dhe hapjen e fabrikave të reja në mënyrë që të rinjtë mos të bredhin rrugëve por të kenë vende të punës, transmeton LipjaniNews.com

img_2627img_2597

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...