Raiola: Juventusi janë të hidhëruar ende me mua

PUBLIKUAR

Agjenti i njohur, Mino Raiola, ka thënë se krerët e Juventusit janë ende të hidhëruar për çështjen e Blaise Matuidit, por mesfushori i Paris Saint-Germain mund të bashkohet që në janar me Bianconerët.

Juve dështoi duke bërë ofertë vetëm në momentet e fundit për Matuidin, por Raiola i përkujto drejtorit sportiv, Fabio Paratici, se lojtari i tij nuk do të vazhdojë kontratën.

“Fabio Paratici është ende i mërzitur me mua , por nuk është faji im. Ne kishim marrëveshje deri ën momentin kur në mes u fut i pari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili bllokoi marrëveshjen”

“Paratici, megjithatë, nuk duhet të mërziten, sepse nuk është e vërtetë se ne jemi duke diskutuar për rinovimin e kontratës së tij me PSG-në”.

“Nuk është e lehtë që të marrësh lojtarë nga PSG  në janar, por ne do të shohim”, ka thënë Raiola.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...