“Barca e meritoi fitoren”

PUBLIKUAR

Barcelona ka përmbysur rezultatin për të triumfuar kundër skuadrës gjermane të Borussia Monchengladbachut.

Katalonasit triumfuan me rezultat 2:1, megjithëse mungoi futbollisti më i mirë i kampionëve spanjollë.

Trajneri i Barcas, Luis Enrique është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, transmeton Telegrafi.

“Dominuam në pjesën e parë dhe krijuam disa raste. Në përgjithësi ishte fitore e merituar. Duke marrë parasysh se ishim kundër një ekipi që ka fituar 11 ndeshjet e fundit në shtëpi dhe i vendosëm shumë nën presion, mendoj se ia dolëm”, ka thënë trajneri spanjoll pas takimit.

Kujtojmë se kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje e Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...