Selatin Retkoceri: Aprovimi i Planit të Buxhetit 2017/19, në Komunën e Lipjanit tendencë për joshje të qytetarëve dhe blerje institucionale të elektoratit

PUBLIKUAR

Kryetari i Qendres së VV-së në Lipjan, Selatin Retkoceri ka përmes një shkimi dërguar redaksisë thotë se Politika e Komunës duke u përgatitur për fushatën zgjedhore lokale për vitin 2017, u kujdes që buxhetin edhe ashtu modest për investime ta ndaj për të gjitha lokalitetet nga pak.

Sipas Retkocerit plani buxhetor i aprovuar në pamje të parë, nuk dallon shumë nga buxheti i viteve të kaluara që e ka mbizotëruar asfalti.

Ai thotë se një vështrim i kujdesëshëm i Planit të Buxhetit, do të na bënte të kuptonim se zgjedhjet po afrohen, duke ditur se orari i zgjedhjeve lokale është viti 2017, ska se si ti shpëtoj kjo nga kujdesi apo vemendja e kryetarit dhe të zgjedhurit e tij që ta punojnë një buxhet ku do të perfshihen të gjithë me nga pak.

“Plani i buxhetit i vitit 2017 në vehte nuk permban as edhe një element apo tregues që do të tregonte se komuna është e orjentuar drejt zhvillimit ekonomik”, pohon Retkoceri.

Selatin Retkovceri shkruan:

Kuvendi Komunal me datë: 22.09.2016, ka aprovuar buxhetin e komunës së Lipjanit për vitin 2017, si pjesë e kornizës afatmesme buxhetore 2017-2019. Buxheti i përgatitur nga zyra e kryetarit të komunës dhe stafi i tij, shiquar nga aspekti dhe pikëpamja profesionale lë shumë për të dëshiruar, e poashtu edhe për të dyshuar. Plan Buxheti i është përshtatur dhe adaptuar mentalitetit elektoral dhe qytetar të cilët vazhdojnë apo elita politike vendore mendon se vota e qytetarëve do të vazhdoj të blihet duke shpërndarë para kesh (5, 10 deri 20€) në emër të vëzhguesve dhe monitoruesve të lagjeve dhe familjeve, 25 kg miell, për secilën familje skamnore e të tilla ka me bollëk në Lipjan, e ashtuquajtura “borxhi zero” në shitoren e fshatit, premtimi për një vend pune për ata që nuk kënaqen me 5€ ose 25kg miell në prag të zgjedhjeve.Politika e Komunës duke u përgatitur për fushatën zgjedhore lokale për vitin 2017, u kujdes që buxhetin edhe ashtu modest për investime ta ndaj për të gjitha lokalitetet nga pak. Në dukje të parë, pa bërë ndonjë analizë, qytetarët nuk do të jenë në gjendje të zberthejnë qëllimet apo prapaskenat e një plani të tillë,plan ky i cili në esencë ka blerjen e votës në formë institucionale, duke shperndarë projkete të vogla investive në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet, kjo formë joshjeje nuk është e re, ishte perdorur edhe ma heret nga pushtetet e kaluara dhe nuk ishte pa rezultate, pse mos të perdoret edhe nga elita momentale politike të cilët vazhdojnë të mashtrojnë qytetarët e tyre me asfalte, trotuare e ndriqim publik por si duket populli ka kuptuar dhe demaskuar të zgjedhurit e deritanishëm dhe po afrohet dita kur vota qytetare do të sankcionoj krimin, korrupcionin, nepotizmin, byrokracinë, autokracinë, anarkinë që ka kapur thuajse të gjitha institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës.

Plani buxhetor i aprovuar në pamje të parë, nuk dallon shumë nga buxheti i viteve të kaluara që e ka mbizotëruar asfalti, trotuaret, kanalizimet (në esencë edhe kështu duhet të jetë), pushteti komunal me këto veprimtari duhet të merret. Buxheti komunal i viteve të kaluara por edhe i vitit 2017, në asnjërin prej treguesve nuk tregon se i është përshtatur apo ka tendencë apo objektiv nxitjen e investimeve apo zhvillimin ekonomik, në cilin do nga sektorët si në bujqësi, blegtori dhe lavertari, përpunim industrial të produkteve bujqësore, artizanate, zejtari, industri të lehtë perpunuese pse jo edhe në xehetari dhe minjera. Zhvillimi apo krijimi i kushteve të favorshme për biznese duke investuar në infrastrukturë të zonave apo parqeve industriale do të ndikonte në thithjen e investitorëve dhe orjentimin e investimeve të biznesmenëve vendor dhe të huaj në komunën tonë. Plani i buxhetit i vitit 2017 në vehte nuk permban as edhe një element apo tregues që do të tregonte se komuna është e orjentuar drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës, permirsim të nivelit të edukimit dhe shkollimit, mirëqenie të qëndrueshme sociale dhe shëndeti, kulturë dhe zhvillim sporti, ambiente pushimi, zhvillim turizmi, pasterti të hapsirave publike, rrugëve shesheve, pyllëzimin e hapsirave të lëna djerrinë nëpër lagje dhe fshatra dhe shumë punë dhe aktivitete të ngjajshme për të cilat nuk do të duheshin edhe shumë para.

Të hyrat vetanake nuk shifet se do të rriten apo ndryshojnë në tre vitet e ardhme, kjo është ma se e kuptueshme, pa zhvillim ekonomik, pa ndryshim të strukturës së produkteve bujqësore, pa krijimin e mundësisë së ujitjes së tokës dhe zhvillim intenziv të degëve të bujqësisë, forcim të bizneseve prodhuese dhe atyre të bujqësisë duke i subvencionuar ato por edhe duke i perkrahur me ndihma konkrete profesionale, duke nxitur iniciativa të hapjes së biznesve të reja, duke liruar ato nga taksat e ndryshme komunale dhe procedurat e nderlikuara të rexhistrimit dhe marrjes së lejes së opertimit, duke u takuar me bizneset në shuarje dhe për të inkurajuar ata që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre, duke ju garantuar se komuna dhe shteti do të kujdesen për ta, së paku mos të ju aplikohet tarifa jozyrtare e ashtuquajtura 10-20%, për tenderin e fituar e sidomos kjo vlen për ndermarrjet ndertimore.

Kryetari kishte dhënë premtime për zhvillim ekonomik, për punësim të të rinjëve, për mirëqenie të qytetarëve, ujë të pijës 24 orë për të gjithë qytetarët, rrjet kanalizimi, trajtim të ujrave të zeza, terene sportive në të gjitha fshatrat, zhvillim sporti, shkollë moderne, sherbim kualitativ shëndetësor, mirëqenje sociale dhe zhvillim. Shembuj ku jetohet keq dhe në varfëri të skajshme mund të hasim në fshatrat si: Magurja, Kroishta, Sllovia, Brusi, Dobraja e Madhe, Ribari i Madh, Shala, Dobraja e Vogël, dy Gadimet, Janjeva e shumë të tjera ku qytetarët vazhdojnë të jetojnë si të ishin në shkretëtira, mungesë uji, pa kanalizim, sistem të degraduar të arsimit, infrastrukturë gjysmake dhe jofukcionale, në ca prej këtyre fshatrave shofim skena mesjetare ku ende udhëtohet me kilometra rrugë për ujë të pijës.

Një vështrim i kujdesëshëm i Planit të Buxhetit, do të na bënte të kuptonim se zgjedhjet po afrohen, duke ditur se orari i zgjedhjeve lokale është viti 2017, ska se si ti shpëtoj kjo nga kujdesi apo vemendja e kryetarit dhe të zgjedhurit e tij që ta punojnë një buxhet ku do të perfshihen të gjithë me nga pak. Gjithëperfshirja me njënumër rekord të fshatrave për projekte investive ka karakterizuar planin buxhetor 2017, kjo do të ishte në rregull sikur këto projekte të ishin më të mëdha në volum dhe në financa. Praktikat e mira dhe profesionale kanë tregu se një buxhet modest i alokuar për investime 3 deri 4 milion euro për një vit do të mjaftonte për 20 deri 30 projekte investive, të cilat do të perfundoheshin dhe pa pasur nevojë për vazhdime vit pas viti gjoja për tu dukur se po punohet. 70 projekte investive për vitin 2017, gati të gjitha fshatrat e perfshira me nga një mini projket, me vlera të vogla, disa fshatra edhe me nga dy e tri rrugë mahallësh 100 e 200 metra. Nga një vështrim i bërë listes PIP kemi vërejtur se nga 62 fshatrat e komunës thuajse të gjitha janë perfshirë me nga një projket i vogël, nuk di pse nuk pamë disa fshatra të vogla si: Kleqka, Divjaka, Brusi, Dobraja e Vogël, Gllanica, të cilat kanë numer të vogël të qytetarëve dhe interesi për votë nuk ekziston dhe ska pse të hargjohen paratë në vitin elektoral.

Janë gjithësej 30 projekte investive për asfaltim të rrugëve dhe nga shuma e përgjithshme 1,3 milion euro janë dediku për asfaltim, i bie qe mesatarja e asfaltit për një fshat do të jetë rreth 350 metra. Për më shumë në asnjërën nga këto fshatra nuk përmendën emrat e rrugëve dhe as gjatësia e tyre sepse kjo i konvenon qeverisjes së tanishme që të bëjë pazare politike tani kur po afrohen edhe zgjedhjet komunale!

Interesi i qytetarëve është që të kryhen sa shumë projekte asfaltimi, por jo që më vonë të demolohen për të bërë projektet e kanalizimit ose ujësjellësit sepse në shumicën e këtyre lokacioneve as ujësjellësi e as kanalizimi nuk është funksional. Kjo i bie se qytetarët do të donin që fillimisht të rregullohen apo investohet në kanalizim dhe ujësjellës, për të mos quar dëmë paratë e taksave të tyre, sikurse është vepru me demolimine trotuarve nëpër qytet, në fshatra dhe lokalitete të ndryshme ku janë prishur rrugë e trotuare për të instaluar ujin dhe kanalizimet, ku del se një një udhëheqje komunale kinse rregullon, e tjetra e demolon e kështu abuzohet me taksat qytetare.

Krejt në fund të këtij vështrimi, komunikojmë me qytetarët tanë i njoftojmë ata se Plani i buxhetit të vitit 2017, tregon për një buxhet ngecjeje dhe paperspektive, nuk garanton zhvillim dhe investime në sektoret ku gjnerohen vende të reja pune, ky buxhet është i orjentuar drejt blerjes së votës dhe mashtrimit optik të qytetarëve, nuk shohim se ka perkrahje dhe thithje të investimeve të brendshme dhe të jashtme, niveli i zhvillimit ekonomik zyrtar në shkallë vendi është 3.5%, në Lipjan nuk mbrrinë 3% kjo i bie se në komunën tonë nga 900 të rinjë që i shtohen tregut të punës për çdo vit, arrinë të gjejnë punë rreth 100 të rinjë, kuptohet shumica prej tyre do të duhej te kenë dikend të afërm në politikën qendrore ose lokale. Vendet e reja të punës kryesisht i takojnë sektorit privat, një pjesë sektorit publik kuptohet vendet e lira të krijuara nga pensionimi i të punësuareve. Kjo është dëshmia ma e mirë pse qytetarët nuk bënë dhe i lusim ata që në ardhmen mos ta shesin voten, në asnjëren prej formave që i permendëm në vështrimin tonë. Vetëm vota e qytetarëve do të jetë ajo që do ti hapë perspektiven dhe dyertë e zhvillimit të këtij shteti që vujtën shumë breza dhe gjenerata për ta krijuar, andaj duhet të kujdesemi që mos ta lëmë në dorë njerzëve dhe politikajve si rasti PRONTO dhe të ngjajshëm.

 

Buxheti për vitin 2016 (jo elektoral) dhe buxheti 2017 (elektoral)

kategoritë 2016 Nr. i perfituesve 2017 Nr. i projketeve
Paga dhe meditje 8,628,911.00 1502 8,772,802.00 1522
Mallra dhe sherbime 722,630.00 856,366.00
Sherbime komunale 188,390.00 198,390.00
Subvencione dhe transfere 329,067.00 329,067.00
Investime kapitale 3,074,840.00 38 3,868,633.00 73
                Totali 12,943,838.00 14,025,258.00

 

Tabela tregon saktë se sa perfitues të ri i shtohen brenda vitit sektorit publik, (1522-1502=20), po ashtu shofim se me një shtim të buxhetit për investime në vlerë prej: 800,000.00€ kemi shtim dyfish të nr. të projketeve, nga 38 projkete investive kapitale në vitin 2016, planifikohet që të investohet në 73 projkete, po të mos ishte logjika e perfitimit elektoral do të ishte normale që numri i projketeve për shkak të rritjes së vlerës së investimeve nga 38 projkte të bëhen max. 45, por 73 në asnjë mënyrë.

Struktura apo indeksi i pjesmarrjes në buxhetin total është si vijon:

  1. Pagat dhe mëditjet nga 66.66% sa ishin në vitin 2016, kanë ra në 62.55%, ky është tregues i mirë por tregon se nuk parashihet rritje apo permirsim i të ardhurave të punëtorëve të sektorit publik.
  2. Mallra dhe sherbime nga 5.58%, viti 2016, kemi rritje në 6.11%, që paraqet një tregues të keq.
  3. Sherbime komunale nga 1.45%, në vitin 2016, kemi rënje në 1.41, ky tregues nuk duhet të jetë shumë real, kur kemi parasyshë se po shtohen sherbimet ndaj qytetarëve dhe ska se si të ulet pjesmarrja e buxhetit në këte kategori.
  4. Subvencione dhe transfere, nga 2.55% sa ishte në vitin 2016, ka rënë në 2.35 në vitin 2017, kjo tregon se kemi një rënje të subvencioneve dhe ndihmave gjë që nuk do të duhej të ndodhte nëse kemi parsyshë përkeqësimin e gjendjes të kategorive që perfitojnë subvencione.
  5. Investime kapitale, 23.76 ishte indeksi i pjesmarrjes së investimeve në totalin e buxhetit në vitin 2016, për tu rritur në 27.58% në vitin 2017, kjo rritje është pozitive po të mos kishte prapavijë politike, të joshjes dhe elektorale për qytetarët të cilët do të votojnë dhe tendenca e politikës ska se si mos të quhet ndryshe perveq tendencë për mashtrim dhe blerje të votës.(sic)

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...