Veseli: Çdo shkollë është shtyllë e shtetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Shkollës së Mesme të Lartë të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, në Mitrovicë.

Gjatë fjalës së tij, Veseli potencoi rëndësinë e krijimit të kushteve sa më të mira në sektorin e arsimit, si dhe të rritjes së kualitetit në këtë fushë, si bazamenti kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai theksoi se arsimi është tejet i rëndësishëm, jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen e të rinjve tanë, familjeve të tyre dhe shtetit të Kosovës. Ai tha se është detyrë e nxënësve të mësojnë më shumë, ndërsa e institucioneve të bëjnë më shumë për fëmijët dhe të rinjtë.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit theksoi rëndësinë e shkollës së mesme të mjekësisë, reputacionin dhe kuadrin tejet të respektuar të saj në nivel vendi.

“Kjo shkollë me reputacion të jashtëzakonshëm, krijoi kuadro të respektuar jo vetëm për shëndetësinë e Mitrovicës, por për gjithë Kosovën”, tha Veseli.

Ai më tej rekomandoi që të rinjtë të jenë të përkushtuar për arsimim, ngase, shtoi kryetari Veseli, të arsimuarit janë bartësit e përgjegjësive të zhvillimit të shtetit.

“Çdo shkollë është shtyllë e shtetit. Me aftësimin tuaj, ju do t’u shërbeni qytetarëve, shëndetësisë dhe atdheut, Kosovës tonë të dashur”, theksoi Veseli.

Në prerjen e shiritit të kësaj shkolle, morën pjesë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri./Telegrafi/

unnamed (9)

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...