Ronaldo mund të dënohet me tri ndeshje moslojë shkaku i këtij veprimi (Video)

PUBLIKUAR

Tifozët e Real Madrid do të luten për të shpresuar se Cristiano Ronaldo nuk do të dënohet prej UEFA-s.

E gjithë kjo pas takimit kundër Borussia Dortmundit, e cila ndeshje përfundoi pa fitues, 2-2.

Portugezi u filmua prej kamerave në stadium teksa përpiqet ta godas me dashje mbrojtësin e majtë të skuadrës gjermane, Marcel Schmelzer, transmeton Telegrafi.

Kjo mënyrë e sjelljes së sulmuesit të kampionit evropian për klube mund të tërheqë vëmendjen e Komisionit Disiplinor të UEFA-s dhe nëse shpallet fajtor, 31-vjeçari mund të përballet me një dënim prej tre ndeshje moslojë.

Ndryshe, Ronaldo shënoi golin e parë për Realin në ‘remin’ e takimit të dytë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...