Nxënësit e shkollave të mesme të Lipjanit mësojnë mbi trashëgiminë kulturore

PUBLIKUAR

Në kuadër të projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Ndërtimi i Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), projekt ky i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot në Lipjan është organizuar një punëtori inovative për trashëgiminë kulturore.

Sipas komunikatës për media të dërguar nga UNDP, në kuadër të projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, “Ndërtimi i besimit përmes mbrojtjes kulturore në Kosovë”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, të rinjtë kanë përfituar nga punëtoria inovative

“Punëtoria mblodhi 35 të rinj nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Komunën e Lipjanit, për të mësuar se si të arrijnë tek zgjidhjet vetjake për mbrojtjen dhe promovimin e lokaliteteve të trashëgimisë kulturore”, shkruhet në komunikatë. Lorika Hisari, arkitekte dhe zyrtare e projektit, ka thënë se është kënaqësi e veçantë të shohësh një grup kaq të madh të të rinjve të interesuar dhe të motivuar të mësojnë më tepër rreth trashëgimisë kulturore në Kosovë.

“Ajo që më bëri më së shumti përshtypje është fakti së ata dolën me një mori idesh inovative për iniciativa gjithëpërfshirëse që do t’i implementonin së bashku. Pjesëmarrësit qenë shumë mirënjohës për organizimin e punëtorisë së sotme, si dhe për vizitat në xhaminë e qytetit dhe kishën ortodokse serbe, vizita këto që shumica e tyre po i përjetonin për herë të parë,” citohet të ketë thënë Hisari. Sipas komunikatës, pjesëmarrësit mësuan se qëllimi i projektit është të rritet besimi mes komuniteteve, si dhe respekti e toleranca për identitetin dhe trashëgiminë kulturore.

“Ata u informuan për trashëgiminë e pasur dhe të llojllojshme të Kosovës, për lokalitetet e trashëgimisë kulturore të Komunës së Lipjanit, si dhe për praktikat e duhura ndërkombëtare të angazhimit të të rinjve në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të kuptojnë që trashëgimia kulturore nuk i përket vetëm së kaluarës, por edhe të ardhmes së tyre”, shkruhet në komunikatë. Siç njofton UNDP gjatë punëtorisë, të rinjtë kishin mundësi të shprehnin mendimet e tyre, të shtronin pyetje dhe të diskutonin për trashëgiminë kulturore dhe të jepnin ide kreative.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar në Lipjan me urdhëresë të gjykatës. Raporti nga Policia Kosovës: Lipjan 26.12.2026...

Të miturit përleshen mes vete në Lipjan, njëri përfundon në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të mitur në Lipjan, të cilët janë përshfshirë...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi para nga një lokal – iu gjetën edhe drogë e një thikë

Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka vjedhur një shumë parash...