Veseli: Turizmi vendor ka vlera të mëdha (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar Bjeshkët e Rugovës.

Me këtë rast, kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin “Gjeravica”, dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.

Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës, në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë.

“Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot, në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët, gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.

Kryeparlamentari premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare “Gjeravica”, duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate, si dhe programeve promovuese alpine të “hiking njeri”, të drejtuar nga Arben Islami.

Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tonë. /Telegrafi/
veseli1
veseli2
veseli3
veseli4

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...