Alopecia ose siç e njohim ne “rënia e flokut”, deri tani nuk ka gjetur ndonjë tretman për parandalimin e rënies, edhe pse janë përdorur metoda të ndryshme për parandalim por edhe për daljen e flokut të ri në kokë
Tri të katërtat e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje autoimune, kanë thënë se rritja e flokut po ndodhë kur marrin medikamentin ruxolitinib (medikament që përdorët për ringjalljen e indeve të vdekura të flokut) , thotë studimi, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.
Medikamenti, i cili përdoret në kokë, në zonën ku ka prekur sëmundja Alopecia, ju jep shpresë qindra njerëzve në mbarë botën se përdorimi i tij mund të rezultojë i suksesshëm.
Kjo lloj përbërje ndikon në enzimën specifike të kokës, e cila preket nga sëmundja Alopecia, e që shtyn në rënien e flokut. Medikamenti është testuar duke u përdorur te pacientët me këtë sëmundje, test ky i cili doli me sukses.
Në një periudhë të përdorimit për katër muaj, medikamenti – i njohur si JAK gjel – del me rezultat se zhdukë 92 për qind të sëmundjes që prek zonën e pacientit.
Kërkuesi kryesor, Dr. Julian Mackay-Ëiggan, nga Universiteti i Mjekësisë në Kolumbi ka thënë se edhe pse studimi ishte i vogël, rezulton se JAK gjel mund të ketë efekt të drejtpërdrejtë të pacientët që preken nga sëmundja e Alopacia – gjegjësisht ndikon në zonat e prekura, transmeton Express.
“Ky lajm po i gëzon pacientët jashtë mase, pasi te shumë pacientë kjo sëmundje i ka shtyrë në sëmundjen e depresionit, duke iu ndikuar edhe emocionalisht”, ka thënë ai.
“të gjeturat tona tregojnë se tretmani me këtë lloj medikamenti ka dalë i suksesshëm për mposhtjen e kësaj sëmundje, e cila është mjaftë në rritje në gjithë globin”, thotë Dr. Julian Mackey. /GazetaExpress/


