Lufta në Siri: Autokolona me ndihma ka arritur në Mondaya dhe në qytetet e tjera të rrethuara

PUBLIKUAR

71 kamionë kanë arritur në zonën e rebelëve në Mondaya dhe Zabadani, afër Damaskut dhe në zonat e kontrolluara nga qeveria, në Foah dhe Kefraya, në provincën Idlib, transmeton Gazeta Express

 

Ka arritur ndihma në katër qytete të rrethuara në Siri, për herë të parë pas gjashtë muajve, ka thënë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, shkruan BBC.

71 kamionë kanë arritur në zonën e rebelëve në Mondaya dhe Zabadani, afër Damaskut dhe në zonat e kontrolluara nga qeveria, në Foah dhe Kefraya, në provincën Idlib, transmeton Gazeta Express.

Ata kanë sjellë ushqime, medikamente dhe mjete higjienike për 60 mijë njerëz. Javën e kaluar, Bashkimi Europian i ndali ndihmat në Siri për 48 orë, pas një sulmi në një grup anijesh.

SHBA dhe Rusia të cilat përkrahin anët e kundërta të shtetit, në luftën 5 vjeçare, fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin.

Sulmi ka ndodhur pas përfundimit të armëpushimit nga problemet në mes SHBA’së dhe Rusisë dhe bombardimit të zonave të pushtuara rebele, nga qeveria, në Aleppo.

Një grup monitorues kanë thënë se shumë nga sulmet ajrore që kanë goditur qytetin verior dhe kanë rrethuar vendin brenda natës, dukë vrarë dhe lënduar disa njerëz, transmeton Gazeta Express.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut kanë dokumentuar vdekjen e 237 njerëzve, duke përfshirë 38 fëmijë, që nga dita e hënë, kur ka përfunduar armëpushimi.

/Përgatiti: Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...