Serbët me dy pensione, edhe të Kosovës edhe të Serbisë

PUBLIKUAR

Ata janë “rikthyer” në Kosovë duke marrë kinse banesa me qira, për të marrë pensionin e pleqërisë, por edhe atë të kontributeve. Kontratat e qirasë i kanë bërë te noterët, edhe pse këta të fundit po thonë se janë raste të rralla.

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës e kundërshton këtë gjë, duke thënë se nuk është etike dhe aspak e drejtë, që një qytetar i cilitdo nacionalitet të gëzojë të drejtën e marrjes së dy pensioneve, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Kurse Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit, dhe kriteret për të gjithë pensionistët janë të njëjta, pa dallim përkatësie.

Sipas përfaqësuesit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri, të gjithë pensionistët potencialë të Kosovës janë të barabartë para ligjit.

“Të gjithë qytetarët potencialë për pension të Kosovës janë të barabartë para ligjit, kjo kategori duhet t’i përmbushin kriteret për ta gëzuar drejtën e pensionit”, ka thënë Demiri, sipas të cilit, kriteret e përcaktuara për të qenë përfitues i pensionit të moshës, janë të njëjta për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie. /Zeri

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...