Vritet me armë zjarri në hyrje të fshatit 47 vjeçari

PUBLIKUAR

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

Burime policore bëjnë të ditur se viktima është 47 – vjeçari, Aleksandër Bardhi, banues në këtë fshat. Trupi i tij pajetë ka mbërritur rreth orës 00:35 në spitalin e Sarandës, shkruan tvklan, transmeton Klan Kosova.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se dyshimet janë që ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë), ku sipas deklaratës së djalit të xhaxhait të viktimës, i cili ka qenë personi që e ka shoqëruar atë në spital, dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij, i vrarë me armë zjarri të dyshuar, automatik, në rrugën hyrëse të këtij fshati.

Viktima Aleksandër Bardhi është vëllai i ish – kryetarit të komunës Kaçinar, Mirditë Petrit Bardhi.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kyçe rreth kësaj zone për rënien në gjurmë të autorëve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...