Në puntatën e sotme të emisionit “Thumb” nga gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, pjesë e rubrikës “Alfabet” ka qenë gazetarja sportive, Ilda Bejleri.
Në një nga pyetjet pikante të kësaj rubrike bukuroshja e televizionit është pyetur nëse dhemb tradhëtia. Ajo nuk ka ngurruar që të përgjigjet se, “ Po, tradhëtia dhemb shumë!”
Nuk e dimë se cilit rast i referohet Ilda që është përgjigjur në këtë mënyrë, por duket se as ajo, nuk i ka shpëtuar ndjesisë që të fal tradhëtia edhe pse duhet thënë se Ilda shfaqet mjaft sportive dhe “moskokëçarëse” në daljet e saj publike. Edhe kur i është përgjigjur kësaj pyetje Ilda e ka shoqëruar atë me buzëqeshjen që e karakterizon./Blitz


