Stoltenberg flet për NATO-n në Harvard, përmend Kosovën si rast suksesi (Video)

PUBLIKUAR

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një moment kyç të kësaj aleance. Këto komente ai i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvardit.

“Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte real. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive, në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve, duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

Ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...