Mustafa e Kerry biseduan për zhvillimet në Kosovë e rajon

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, zhvilloi një takim të shkurtër me sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë bisedës e falënderoi sekretarin Kerry për përkrahjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për Kosovën si dhe diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës në Nju Jork, Mustafa ka zhvilluar takime me drejtues të shumë shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë disa shtete që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, duke kërkuar mbështetje të mëtejme për njohje të reja dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Një takim të posaçëm, kryeministri e ka zhvilluar me shefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Dana Hyde.

Mustafa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën përfshirja në programin e MCC-së, duke shprehur përkushtimin për përmbushjen e të gjitha kritereve.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli edhe për perspektivën që hap për Kosovën përkrahja e projekteve nga MCC-ja.

Ndërkaq, gjatë një takimi me përfaqësuesit e rrjetit të bizneseve të diasporës, kryeministri Mustafa ka shprehur përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e plotë për bashkëpunim me bizneset e diasporës, duke i njoftuar me mundësitë për tërheqjen e investimeve të reja dhe zhvillimin e shumanshëm ekonomik.

Kryeministri Mustafa ka zhvilluar takime të ndara edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, me ambasadorin amerikan, Frank Wisner dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të disa vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...