Manchester United ka arritur të rikthehet tek fitorja pas dy humbjeve radhazi në Ligën Premier.
Në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë, United ka triumfuar me rezultat të lartë 4:1, ndaj kampionëve në fuqi Leicester City.
Pjesa e parë ka qenë fantastike për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët kanë shënuar katër gola.

Jose Mourinho dhe Claudio Ranieri
Serinë e golave e hapi mbrojtësi Chris Smalling në minutën e 22-të pasi u shërbye mirë nga Blind shënoi me kokë për 1:0.
15 minuta më vonë u organizua aksioni më i mirë i ndeshjes, ku Mata bashkëveproi me Pogban, francezi luajti me Lingard i cili asistoi për spanjollin që shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 37-të.
Radha për të shënuar i erdhi edhe talentit Marcus Rashford dhe këtë gjë e bëri në minutën e 40-të pas asistimit nga Juan Manuel Mata.
Lojtari më i shtrenjtë në histori, Paul Pogba arriti ta shënoi golin e parë me fanellën e United në minutën e 42-të, pas një asistimi nga Blind nga rivënia këndore.

Paul Pogba duke festuar golin e parë me fanellën e Unitedit


