Rritja e pagave për mësimdhënësit e paraluftës, ‘peng’ i buxhetit

PUBLIKUAR

SBASHK-u kërcënon me greva në tetor. Kërkohet nga Qeveria që Projektligjin për njohje të kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ta shndërrojë në ligj

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar greva në arsim në fillim të muajit tetor. Nëse dialogu me Qeverinë nuk jep rezultat për realizimin e kërkesave të adresuara nga mësimdhënësit, sipas krerëve të Sindikatës greva do të fillojë me bojkotimin e disa orëve mësimore, për t’u zgjeruar më pas në grevë të përgjithshme.

SBASHK-u është deklaruar se çështja e njohjes së kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 nuk mund të mbetet peng i buxhetit të shtetit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për “Zërin” se Sindikata kërkon nga Qeveria që Projektligjin për njohje të kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ta shndërrojë në ligj. “Qeveria nuk e ka dërguar në Kuvend ende këtë projektligj”, thotë Jasharaj duke përmendur se arsyetimi i Qeverisë për mosecjen përpara të këtij projektligji është se ka kosto të madhe financiare.

Por Jasharaj thotë se të gjithë këta mësimdhënës nuk dalin përnjëherë në pension. Prandaj, ai hedh poshtë mundësitë e implikimit buxhetor. Sipas tij, Qeveria e ka për obligim të sigurojë buxhet sepse mësimdhënësit në këtë periudhë dhjetëvjeçare kanë punuar në kushte të rënda okupimi

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...