Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar, asgjëson 48 bimë narkotike dhe konfiskon mbi 51 gramë Kokainë

PUBLIKUAR

Në rastin e parë Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, me datën 21 shtator 2016 gjatë implementimit të planit operativ ‘Mbikëqyrja e shtuar’ ka bërë asgjësimin e disa bimëve narkotike të mbjella  në një plantacion në pyll.

Gjatë patrullimit të hetuesve policorë dhe gjatë vëzhgimit të terrenit zyrtarët policorë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella bimë narkotike që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa.

Ky plantacion i mbjellë është gjetur në thellësi të pyllit, me ç’rast janë gjetur të mbjella 48 bimë të dyshimta me gjatësi prej 60-120 cm.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.

Në rastin e dytë Policia e Kosovës, me datën 22 shtator 2016, në orën 20:30, në qytetin e Gjilanit, hetuesit e antidrogës kanë ndaluar një veturë, me ç’rast në brendi të veturës kanë gjetur të fshehura 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë.

Me këtë rast është arrestuar:

  • K. I.                 lindur me 1971                        m/sh/k

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...