Aksidenti, vdesin dy gra me të njëjtin emër (Foto)

PUBLIKUAR

Shkon në dy numri i viktimave që humbin jetën pas aksidentit të pasdites së djeshme në kryqëzimin e Blinishtit.

Viktima është Fatmira Ndregjoni 61 vjeç. Ajo u nda nga jeta në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

61- vjeçarja ishte një nga pesë personat që mbetën të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Më herët ndërroi jetë 54- vjeçarja me po të njëjtin emër, Fatmira Ndregjoni.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 në vendin e quajtur kryqëzimi i Blinishtit.

Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë dalje në mënyre të menjëhershme e automjetit në superstradë. /lapsi.al/

a3

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...