Armend Muja nga “i dyshuari” për korrupsion avancohet në një nga kolegjet private

PUBLIKUAR

Vitin e kaluar, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj drejtuesve të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Në mesin e të pandehurve për vepër penale ishte edhe Armend Muja, i cili akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrjen e ryshfetit.

Mediat e tjera kanë raportuar përmes një serie të shkrimeve për keqpërdorimet e kësaj agjencie.

Në këto shkrime, mediat kishin arritur të dokumentojnë se si disa kolegjeve private, drejtuesit e AKA-së i jepnin akreditimin përkundër rekomandimeve negative të ekspertëve.

Madje, në një rast ishte falsifikuar edhe dokumenti gjatë përkthimit, ku në gjuhën angleze thuhej nuk rekomandohet, derisa në gjuhën shqipe ishte përkthyer rekomandohet.

Arbresh.info, në bazë të burimeve të saj, ka marrë informata që Armend Muja, nga profesori në UBT dhe nga  i “dyshuari” për korrupsion është avancuar në pozitë në Kolegjin UBT në pozitën e Drejtorit.

Arbresh.info, ka kontaktuar me rektorin e këtij kolegji, Edmond Hajrizi, i cili tha se sipas informatave që ka, Armend Muja ka qenë në funksion në UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet.

“’Armend Muja, ka qenë në funksion ne UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet. Si do qoftë, ne si institucion nuk kemi ndonjë konfirmim.

Armend Muja, ka qenë në funksion në UBT edhe gjatë periudhës kur janë ngritur dyshimet”, është shprehur rektori i UBT-së.

“Ne si Institucion nuk kemi ndonjë konfirmim apo vendim nga institucionet e drejtësisë që vërteton dyshimet e ngritura. Ne jemi të udhëzuar që të ndjekim rrugën institucionale dhe parimin e perzumimit të pafajësisë deri sa të ketë konfirmim ndryshe nga organet e drejtësisë”, vazhdoi ai.

Ndërsa nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arbresh.info ka marrë përgjigje se lënda e Armend Mujas është ende në fazën e hetimeve.

“Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se kjo lëndë është në procedurë në fazën e hetimeve”, ka thënë Mirlinda Gashi, zyrtare për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës./arbresh.info.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...