Një aeroplan luftarak i marinës amerikane “AV-8 Harrier” është rrëzuar sot në oqean larg bregdetit jugperëndimor të Okinawas në Japoni, por piloti ka dalë nga avioni dhe është shpëtuar.
Ushtria amerikane në bazën e vet në Okinawa ka thënë se shkaktari i rrëzimit është ende duke u hetuar, transmeton Express.
Ky avion ishte me detyrë në Okinawa, e cila mban më shumë se gjysmën e 50 mijë trupave amerikane me bazë në Japoni sipas një marrëveshje dypalëshe të sigurisë./gazetaExpress/


