Lotaria amerikane – Më 4 tetor nis aplikimi, publikohen rregullat e reja

PUBLIKUAR

Regjistrimet për Lotarinë DV-2018 do të fillojnë më 4 tetor 2016, ora 18:00, me orën lokale të Shqipërisë dhe do të mbyllen më 7 nëntor 2016, ora 18:00, me orën lokale e Shqipërisë.

Ambasada amerikane në Tiranë informoi sot se udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen zyrtare të saj. Po ashtu, ambasada paralajmëron aplikuesit e interesuar që të mos përdorin fotografinë e vitit të kaluar në DV-2017 dhe të heqin syzet kur të dalin në fotografi për lotarinë, pasi në të kundërt do të skualifikohen automatikisht.

Nga data 4 tetor deri në datën 7 nëntor, të interesuarit për DV-2018 mund të aplikojnë tek dvlottery.state.gov.

Ndërkohë ambasada amerikane njofton edhe gjithë të përzgjedhurit për intervistë, që kanë fituar lotarin DV-2017, që të dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre tё takimit.

“Nёse ju nuk e keni marrё akoma garancinë financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitën mjekësore nё ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës nё ditën e caktuar dhe vonesa tё gjata”, njofton ambasada.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...