Njerku mbyti vajzën e gruas në pishinë, pamjet tregojnë gjithçka! (Video,+18)

PUBLIKUAR

Një njeri që ishte filmuar në mënyrë të përsëritur duke e hedhur thjeshtrën (vajzën e gruas) tre-vjeçare në një pishinë, duke shkaktuar atë të mbytet, është dënuar me 100 vjet burg.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e tmerrshme vijnë nga një hotel në qytetin Morelia, Meksikë, pamje të bëra në gusht të vitit 2015.

Po sipas medieve të huaja, pamjet janë bërë nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë vrasësin, i identifikuar vetëm si Jose David N., duke e hedhur fëmijën disa herë në ujë.

Siç edhe mund të shihet, vogëlushja lufton për të mbajtur veten gjallë, ndërsa vrasësi qëndron anash pishinës duke mos bërë asgjë.

Ajo që bie në sy është edhe fakti se ndonëse vajza e vogël është e pafuqishme për të shpëtuar, edhe të tjerët që gjenden aty afër nuk bënë asgjë për ta shpëtuar atë.

Thuhet se në momentin që kishte ndodhur ngjarja, e ëma e vogëlushes kishte qenë duke fjetur në hotel. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...