Ndeshjet mes Barcelonës dhe Atletico Madridit dinë të jenë shumë të fuqishme dhe me duele të pakontrolluara.
Edhe ndeshja e së mërkurës nuk kaloi pa eksese, ndërsa u mbyll me barazim 1-1.
Ishte minuta e 83-të kur Filipe Luis mori një goditje nga Luis Suarez që nuk e la pa pasoja.
Ai pas ndeshjes e ka publikuar këtë foto duke shkruar se Suarez “nuk e ka prekur”.
Sa për informacion sulmuesi mori karton të verdhë për këtë start.



