Përçarje në Partinë e Drejtësisë, së shpejti Kuvend i jashtëzakonshëm zgjedhor

PUBLIKUAR

Në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i ftuar ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa.

Mustafa ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e anëtarëve të këtij subjekti politik rreth pakënaqësive që kanë më kryetarin, Ferid Aganin.

“Pak më parë patëm një takim me kryetarët e degëve, ku morën pjesë rreth 15 kryetarë të degëve, biseduam rreth zhvillimeve të fundit në parti”.

“Ne diskutuam rreth këtyre zhvillimeve dhe arritëm konsensusin që të mbledhim Kuvendin e partisë, do të shkojmë në Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor”.

Ai ka treguar se pse kanë ndodhur këto përçarje brenda Partisë së Drejtësisë.

“Kjo është kërkesa e 18 kryetarëve të degëve, pas një mori shkeljesh me theks të veçantë shkeljen e vendimit të Kuvendit të Punës ku është diskutuar mbi Demakracionin”.

“Në kuadër të këtij Kuvendi është diskutuar  se versioni i këtij Demarkacioni nuk duhet të kalojë derisa kryetari Agani ka zgjedhur një qëndrim të ri”.

Mustafa ka thënë se edhe deputetja Labinotë Demi –Murtezi është pjesë e anëtarëve të partisë që dëshirojnë ndryshime.

Sekretari i Përgjithshëm ka mohuar faktin se kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e aktakuzës që është ngritur kohë më parë ndaj kryetarit Agani.

“Ne dëgjuam Aganin që pretendon se kjo ngritje për iniciativë të ndryshimeve brenda ka ardhur si rezultat i ngritjes së aktakuzës por kjo nuk qëndron”.

“Kjo është një çështje që i takon organeve të drejtësisë, ne si parti e drejtësisë e kemi mbështetur Aganin në këtë proces dhe besojmë në pafajësinë e tij”.

Ai ka insistuar se pjesa dërmuese e partisë dëshiron ndryshime brenda partisë derisa ka potencuar se së shpejti do të publikohet data e Kuvendit Zgjedhor.

“Mendoj që brenda javës do të dalim me një datë konkrete për Kuvendin, gara do të jetë e hapur, të drejtë kandidature kanë të gjithë”.

Në fund, ai ka përmendur edhe koalicionin me PDK duke shtuar se i njëjti do të rishikohet dhe diskutohet me anëtarët.

“Do të diskutohet, do t’i diskutojmë të gjitha, që nga arritja e marrëveshjes me PDK-në është realizuar 1/3 dhe për këtë askush nuk ka dhënë llogari”. /KlanKosova/

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...