Kurti ia kthen Thaçit, e quan injorant ordiner

PUBLIKUAR

Deklarata e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e bërë dje në Tiranë ku thotë se “në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, ka nxitur edhe reagimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Thaçi në një prononcim për Express ka thënë se deklarata e Kurtit është qesharake, absurde dhe e rrezikshme.

Ai ia ka kujtuar Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë.

E lidhur me këtë deklaratë të Thaçit ka reaguar edhe Kurti, i cili përmes një postimi e ka quajtur injorant ordiner presidentin e vendit.

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata ime është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si ‘president’. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!, ka shkruar Kurti.

Ai më tej ka thënë se dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit.

“Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu.”, u shpreh Kurti.gazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...