Mesfushori Gianluca Gaudino është futbollisti më i ri që debutoi për Bayern Munichun në sezonin e ri. 17-vjeçari luajti në duelin e xhiros së parë të Bundesligës, në fitoren 2:1 ndaj Wolfsburgut në Allianz Arena.
Me prejardhje nga Italia, Gaudino është zhvilluar në Gjermani me vendim të babait të tij i cili është edhe menaxher i futbollistëve.
Ai ka kaluar secilin nivel të ekipeve të Bayernit si dhe përfaqësueset e grupmoshave të reja të Gjermanisë dhe nga ky stinor ka qenë vend në skuadrën e yjeve të udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola.
Deri më tani ka bërë vetëm një paraqitje, mirëpo duke konsideruar moshën e tij, të ardhmen e ka para vetes.
Por, përveç talentit ai karakterizon edhe nga diçka tjetër. Gaudino duket se është futbollisti me pagën më të vogël në mesin e të gjithë anëtarëve në ekipet e mëdha të Evropës.
Ky tinejxher paguhet vetëm 250 euro në muaj. Mund të çuditeni por ai ende nuk ka nënshkruar kontratë profesionale me Bayernin dhe me siguri se shumë shpejtë do të përfitojë shumë më tepër. /Zëri/


