Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi

PUBLIKUAR

Vetëvendosje njoftoi të mërkurën se është arrestuar aktivisti Egzon Azemi. Sipas Vetëvendosjes atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga Policia.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje

“Aktivisti Egzon Azemi është arrestuar sot me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij. Atij nuk i është dhënë asnjë arsyetim se pse është marrë nga policia e cila po vazhdon t’i ndjekë aktivistët në çdo hap. Kjo po i shpenzon forcat e saj në ndjekjen e aktivistëve të pashembullt për aktivitetet e tyre politike, përderisa kriminelet e qeverisë po i vazhdojnë shëtitjet e tyre të papenguar. Kur fokusi dhe prioriteti i policisë është luftimi i opozitës, ky është tregues i qartë i autoritarizmit. Por, qytetarët e Kosovës nuk mund t’i binden urdhrave të padrejta policore të shtetit autoritar dhe kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Dikasteri i Qeverisë ‘Pronto’, policia, tashmë është demaskuar dhe fytyra e saj kundër qytetarëve të Republikës është vënë më pah. Qytetarët do të triumfojnë përballë kësaj shtypjeje”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...