Hajvalia lë pa tekst Liverpoolin, pritet ta bëjë një ofertë të dytë

PUBLIKUAR

timthumb
Liverpooli ende nuk i është përgjigjur ofertës zyrtare të Hajvalisë për Luis Suarezin. Drejtori i klubit, Xhavit Pacolli, tha për Express se do të dërgojnë një ofertë të dytë për t’ua rikujtuar atyre dëshirën e huazimit të Luis Suarez.

Duket se Hajvalia e ka lënë pa tekst Liverpoolin me ofertën solide për sulmuesin, Luis Suarez, pasi klubi anglez ende nuk ka kthyer përgjigje për prishtinasit.

Hajvalia ka tri ditë që ka dërguar ofertën te skuadra angleze, mirëpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

E, drejtori i skuadrës, Xhavit Pacolli theksoi për Express se do të presin deri të hënën për një përgjigje nga Liverpooli, në të kundërtën do t’ua rikujtojnë atyre edhe njëherë ofertën e tyre.

“Ne ende nuk kemi marrë përgjigje për ofertën tonë. Do të presim deri të hënën për një përgjigje dhe më pas do ta dërgojmë përsëri për t’ua rikujtuar atyre. Liverpooli është një klub i madh dhe nuk besoj se do të na lë pa përgjigje”, u shpreh Pacolli, emri i të cilit u bë i famshëm në gjithë botën në tri ditët e fundit.

Ndryshe, Pacolli mban shpresa se Suarez do të vijë të luajë në Kosovë gjatë periudhës së tij të pezullimit, ndonëse e di se është e vështirë.

“Ne jemi optimist që ai mund të vijë të luajë në katër muajt e pezullimit këtu, edhe pse do të jetë vështirë pasi FIFA ka thënë se nuk mund të luajë as në Kosovë”, u shpreh Pacolli.

Oferta e Hajvalisë për Liverpoolin përfshinë shumën e 30 mijë eurove, teksa për Suarezin klubi prishtinas ka bërë gati 1500 euro në muaj

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...