Kurti: Lufta mund të nisë!

PUBLIKUAR

Deputeti Albin Kurti është i bindur se demarkacioni, siç thotë i Murat Mehës, është formulë e luftës. Ai thotë se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, sipas tij, lufta nuk vjen në Prishtinë, por ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial

“Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial.

“Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial”, ka theksuar Kurti.

Gjatë intervistës dhënë “Zërit”, e cila do të botohet në dy vazhdime, ish-kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka folur se a kanë qëndrim të prerë kundër islamit radikal, a po bëjnë kalkulime për vota, se pse shkuarja e 300 kosovarëve në ISIS, sipas tij, është problemi i tretë, e jo i pari për Kosovën etj. /Zëri

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...