SHBA, i jepet gabimisht nënshtetësia 860 emigrantëve

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara, një vend ku procedura të tilla janë tepër të rrepta e verifikimi shumë i kujdesshëm, i kane dhënë gabimisht nënshtetësinë gati 860 emigrantëve për të cilët kishte urdhra të ngrirë deportimi.

Një ekip i kontrollit të brendshëm në departamentin e Sigurisë Kombëtare doli në përfundimin se këta individë vinin nga vende me nivele të larta mashtrimi kur vjen fjala tek emigracioni ose ishin regjistruar si persona që përbënin shqetësim sa i takon çështjeve të sigurisë. Identitetet e tyre nuk janë bërë publikë.

Problemi ka dalë në dritë pasi punonjës të departamentit të angazhuar me aplikimet e nënshtetësisë vunë re se nuk verifikonin dot shenjat e gishtërinjve të disa prej personave në fjalë, transmeton tch.

Duke qenë se një pjesë e dosjeve të vjetra nuk janë digjitalizuar, thuhet në deklaratën e auditit, individë që kishin aplikuar me emër tjetër, kanë nxituar të përfitojnë nga situata për të siguruar përmes mashtrimit të drejtat dhe privilegjet që gëzon një qytetar amerikan.

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...