ISIS s’ka para, masakron trupat e luftëtarëve të vet dhe ua shet organet (Foto)

PUBLIKUAR

I ashtuquajturi Shtetit Islamik ka filluar të merret më metoda ekstreme të financimit, e gjithë kjo po bëhet pas humbjeve të shumta që ka pësuar kohën e fundit.

ISIS ka shitur organet e 23 personave, ata ishin ushtarët e tyre të vdekur dhe të plagosur në Irak, ku më pas i bartin në provincën e Ninivës ku atje është edhe një spital për procedura të mëtutjeshme.

Qëllimi i tyre është që organet e shitura në tregun e zi, të bëhet pasi janë ndalur bombardimet, transmeton lajmi.net.

Një burim i cili për çështje të sigurisë ka mbetur anonim ka thënë, se ISIS është duke u marr me këtë ‘biznes’ pasi gjendja financiare e tyre është tmerrësisht e keqe.

“Ata kanë organizuar njësitë speciale mjekësore ku më pas i kanë dërguar 23 anëtarë të tyre në spitalin e Ninives për t’ia marrë organet”, tha burimi.

Islamska-drzava-ISIS-pogubljenje-dzihadista

Sipas burimit, “Organet që ata more ishin, veshkat, zorrët, etj, e gjithë kjo është bërë nën mbikëqyrjen e rreptë të ushtarëve të kësaj organizate terroriste.”

Po ashtu, përsëri sipas burimit ISIS ka filluar të zvogëloj anëtarët e saj pas bombardimeve nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, ku edhe ka humbur rezerva të konsiderusheme të naftës.

“ Kjo ka çuar në humbjen e fondeve të mëdha që mbulonin 80% të nevojave të organizatës terroriste”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Kompania analitike nga Amerika, HIS, zbuloi se ISIS ka 21.000 fuçi të përditshme të naftës, ndërkohë kohët e fundit kishte rreth 33.000 fuçi. Të ardhurat nga 80 milionë dollarë në muaj, ranë në 56 milionë në mars, kur territoret e tyre u bombarduan.

ISIS ka humbur rreth 22% të territorit të saj që nga mesi i vitit 2014. 6 milionë njerëz janë nën kontrollin e këtij grupi, ku para dy viteve nën kontroll kishte 9 milionë.

Gjithashtu, është zbuluar se mjeku i quajtur, Siruvan al-Mosul është organizues i grupit që merret me trafikimin e organeve nga viti 2014.

Komandantët e ISIS punësojë mjekë të huaj për të ndihmuar rreth heqjes së organeve dhe kjo punë tashmë ka filluar t’i sjell të ardhura goxha të mira.

Kjo organizatë terroriste ka një lidhje të veçantë për shitjen e organeve si zemra, mëlçia dhe veshkat, të cila më pas shiten përmes tregut të zi ndërkombëtar.

Shumë organe janë kontrabanduar nëpërmjet Sirisë dhe Irakur për vendet fqinje, të tilla si Arabia Saudite ose Turqia, ku më pas u shitën grupeve kriminale, e pastaj ata i bartin në të gjithë globin, raporton agjencia e lajmeve ndërkombëtare aziatike. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...