Human Rights Watch ka thënë sot se, në bazë të raporteve të besueshme të saj, forcat e sigurisë të Republikës Demokratike të Kongos kanë vrarë të paktën 37 persona gjatë dy ditëve të protestave të dhunshme kundër presidentit Joseph Kabila.
Ida Sawyer, hulumtues afrikan për këtë grup, ka thënë sot se vetëm dje kanë vrarë 20 persona, ndërsa sot 17 të tjerë, transmeton Express.
Ndërkohë ministri i Brendshëm i Kongos ka thënë se 17 persona janë vrarë sot, në mesin e të cilëve ishin tre policë./Express/




