FIFA nuk e lejon Xhakën e Behramin të luajë për Kosovën, por e lejon Krkicin të paraqitet për Serbinë?

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e futbollit të Kosovës ka bërë kërkesë në emër të futbollistëve për ndryshimin e kombëtareve.

Disa prej futbollistëve të tillë si Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Shani Tarashaj kanë marrë përgjigje negative me arsyetimin se kanë luajtur me kombëtaren zvicerane, transmeton Telegrafi.

Por, e njëjta rregull nuk vlen kur bëhet fjalë edhe për mesfushorin me tipare sulmuese, Bojan Krkic.

E përditshmja serbe “Kurir” ka bërë të ditur se futbollisti i Stoke Cityt ka vendosur të luajë për Serbinë.

“Ashtu është, Bojan ka pranuar të luaj për ekipin tonë Përfaqësues. Nga Federata e Futbollit të Serbisë është bërë gati dokumentacioni për dorëzim në FIFA, dhe presim një përgjigje së shpejti”, ka thënë një burim i afërt me Federatën Serbe të Futbollit.

Kujtojmë se ish sulmuesi i Barcelonës ka lindur në Spanjë dhe ka luajtur edhe një ndeshje për ekipin e parë të Spanjës.

Futbollisti 26-vjeçar ka veshur fanellën e Spanjës në ndeshjen miqësore kundër Francës më 6 shkurt të viti 2008. Rregullorja e FIFA-s lejon që futbollisti të ndryshojë kombëtaren nëse ka luajtur për një të tillë në ndeshjet miqësore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...