Përleshje masive me thika dhe mjete të forta, ndërmjet mbi 100 të rinjve (Video)

PUBLIKUAR

Mbi 100 të rinj të armatosur me thika dhe mjete të forta kanë filluar zënkën masive në një park në Londër.

Policia i ka arrestuar gjashtë persona, derisa dy të tjera janë dërguar në spital me lëndime të konsiderueshme, pas përleshjes që besohet të jetë shkaktuar nga dy grupe rivale, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar më poshtë shihet vetëm një moment i kësaj ngjarje ku janë përshirë adoleshentë nga 11 deri në 18-vjeçar.

Siç shihet aty rrihen dhunshëm, ndërsa njëri qëllon me një shkop.

Sipas dëshmitarëve, ngjarja që është zhvilluar në hapësirën e lodrave ka filluar dhe përfunduar shumë shpejtë, ndërsa të përfshirët janë larguar me shpejtësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...